Aksident fatal të Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident fatal ka ndodhur këtë të enjte në unazën e qytetit të Korçës.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth të 70-ave.

I moshuari ka ndërruar jetë në spital, pas lëndimeve të marra.

Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai i cili e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i moshuari 70-vjeçar nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Unaza e qytetit të Korçës është bërë shpesh bërë burim aksidentesh me vdekje. Kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.

 

 

The post Aksident fatal të Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *