Blushi flet për gjendjen shëndetësore të Ilir Metës: Nëse i ndodh diçka e papritur, përgjegjësia është e Edi Ramës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka treguar se si është gjendja shëndetësore ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli tek burgu 313-ta pasi GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” ndaj tij.

“Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, më i fortë dhe më të freskët se kurrë. Në gjendje të shkëlqyer, në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës. Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave”, tha ai në një deklaratë për mediat.

“Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast me të. S’duhet ketë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësor, zero. Do përballemi dhëmb për dhëmb e çdo çmim me këtë regjim”, shtoi.

The post Blushi flet për gjendjen shëndetësore të Ilir Metës: Nëse i ndodh diçka e papritur, përgjegjësia është e Edi Ramës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *