Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kulicaj është paraqitur në SPAK për hetimet për ngjarjet e “21 janarit”.
Një ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Ky i fundit deklaroi se kishte dhënë dëshminë e tij si person në dijeni për ngjarjen.
The post Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.
