Shpërndante video pornografike me të mitur në “Instagram” dhe “WhatsApp”, arrestohet i riu në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

Në pranga ra E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Ky shtetas, thotë policia, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale “Instagram” dhe “WhatsApp”, dyshohet se ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.

Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Shpërndante video pornografike me të mitur në “Instagram” dhe “WhatsApp”, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *