Shtyhet seanca e Berishës, avokati Gjokutaj: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, tha se seanca paraprake për çështjen “Partizani” u shty pasi pala mbrojtëse kishte kërkuar të njihej me aktet dhe sipas tij, janë 160 mijë faqe dokumente të cilat duhen lexuar dhe analizuar. Për këtë, gjykata u la 10 ditë kohë, shtoi Gjokutaj në një prononcim për mediat.

I pyetur se çfarë do të kërkojë në seancën e radhës, Gjokutaj u përgjigj: “Çështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm. Sigurisht që do të kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj, vendimmarrja është e gjykatës”.

Ndërsa mungesën e Berishës e arsyetoi: “Në seancat procedurale nuk është e nevojshme prania e tij. Por në seancat ku do të jetë e nevojshme prania e tij për të dëshmuar për rrethana dhe fakte, do të jetë”.

The post Shtyhet seanca e Berishës, avokati Gjokutaj: Do kërkojmë pushimin e çështjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *