Afera për inceneratorin e Elbasanit, vendimi i Apelit më 8 nëntor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit në Apelin e GJKKO-së. Ndërkohë mësohet se seanca u shty për në datën 8 nëntor, ditë kur do të shpallet vendimi.

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.

SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

The post Afera për inceneratorin e Elbasanit, vendimi i Apelit më 8 nëntor appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *