Pa ndeshjen e basketbollit, Rama jep lajmin për ngritjen e akademisë së NBA

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me diasporën shqiptare në Nju Jorku, ka dhënë lajmin se qeveria ka nisur bisedimet për ngritjen e një akademie të NBA në Durrës.

“Dua t’u jap dhe një lajm. Ju e dini që kemi filluar punimet për ngritjen e Akademisë së Manchester City-t dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama.

Duket se kjo ide kryeministrit i ka lindur pasi ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndëshje basketbolli në New York. Rama është parë pranë fushës me një kapele në kokë gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste deri në 8 mijë dollarë. Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por u refuzua nga mazhoranca.

The post Pa ndeshjen e basketbollit, Rama jep lajmin për ngritjen e akademisë së NBA appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *