Tentoi të digjte prindërit e tij, gjykata shtron në spital psikiatrik 42-vjeçarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili tentoi të digjte prindërit e tij.

Autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e tij Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, doli sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë dhe trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj.

Në sallën e gjyqit, gjatë marrjes në pyetje, 42-vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë. Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen, gjyqtarja Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për Altjon Sulejmanaj.

The post Tentoi të digjte prindërit e tij, gjykata shtron në spital psikiatrik 42-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *