Konsumi i peshkut arrin në 99 mln euro më 2023, rritje vjetore 137%

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Konsumi i peshkut arriti një vlerë prej 9,9 miliardë lekësh rreth 99 milionë euro në vitin 2023 me një rritje vjetore prej 137 për qind sipas të dhënave të INSTAT.

Konsumi i peshkut në 2023 u përmirësua pas rënies me 2022, për shkak të efekteve negative që dha lufta në Ukrainë në çmime dhe në konsum.

Burimet nga tregu pohojnë se tendenca po vjen për disa arsye themelore.

Rritja e konsumit të peshkut lidhet kryesisht me rritjen e numrit të vizitorëve për turizëm në vendin tonë. Vitin e kaluar vendi u përball me një fluks të lartë turistësh të huaj. Të dhënat e INSTAT tregojnë se më 2023 Shqipëria priti 10,1 milionë vizitorë të huaj ose 35 % më shumë se në vitin 2022.

Vlera më e lartë e konsumit të peshkut erdhi nga rritja e çmimeve në këtë produkt. Bashkë me shtimin e numrit të vizitoreve po shtrenjtohen edhe çmimet.

Gjithashtu ndryshimi i stilit të jetesës po çon drejt peshkut konsumin e mishit.

Kuzhina shqiptare sidomos në bregdet ka shumë të zhvilluar kulinarine më bazë peshku. Edhe për këtë arsye shumë shqiptarë nga Kosova vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit.

Duke ju referuar numrit të vizitoreve të huaj që janë me rritje edhe këtë vit, konsumi i peshkut do të rritet edhe me tej. Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve zinxhiri që lidhet me peshkimin po zhvillohet.

Në vitin 2023 prodhimi i peshkut arriti në 19,333 tonë 8,6 % krahasim me vitin e kaluar, sipas INSTAT. Industria e akuakulturës përfaqëson gati 45 për qind të totalit të peshkut të prodhuar dhe kapur në vend gjatë vitit të kaluar.

Fermat e mbarështimit të peshkut janë të përqendruara në zonën e Vlorës. Kultivimi i peshkut në rezervate mori hov vitet e fundit, nxitur nga zhvillimet pozitive nga kërkesa në tregun vendas dhe integrimi i fermave në zinxhirët e eksportit

Kërkesa për peshk është në rritje nga viti në vit si nga tregu i brendshëm dhe ai i jashtëm. Në tregun e brendshëm ka hapësira të larta pasi konsumi për frymë është ende i ulët, teksa kërkesa po rritet me shpejtësi vitet e fundit si në Tiranë dhe në qytetet bregdetare.

Flota shqiptare e peshkimit është e vjetërsuar e pakët në numër, por vitet e fundit investimet janë zgjeruar me shpejtësi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2022 u regjistruan edhe 32 anije të reja.

Numri i anijeve të peshkimit arriti në 784 gjatë vitit të kaluar nga 581 të tilla që ishin në vitin 2015 me një zgjerim 35%. Peshkatarët kanë rritur ndjeshëm investimet në anije, por është shumë e vështirë gjetja e punonjësve./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Konsumi i peshkut arrin në 99 mln euro më 2023, rritje vjetore 137% appeared first on Revista Monitor.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *