Lewandowski ka rilindur në Barcelonë, shifrat “e frikshme” të sulmuesit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Disa e konsideronin si të mbaruar. Dikush tjetër kishte pohuar se futbolli spanjoll nuk ishte për të. Dhe, përsëri, kishte edhe nga ata që dyshonin në aftësitë e tij. Por në më pak se një çerek sezoni Robert Lewandowski heshti të gjithë kritikët, në të vetmen mënyrë të mundshme, më të pëlqyeshmen për të: duke shënuar ortekë golash.

Dy në “El Clasico”, mbrëmë në Bernabeu, njëri më i mirë se tjetri, të dyja vendimtare në humbjen 4-0 të Real Madridit. Një dopietë në 141 sekonda, më e shpejta në një ndeshje Real Madrid-Barcelona nga viti 1965 e deri më sot.

Numrat janë të frikshëm. Në pesë ndeshjet e fundit Lewandowski ka shënuar 10 gola mbresëlënës, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet. Dhe nëse shikojmë vetëm në La Liga historia nuk ndryshon: këtë sezon ish-lojtari i Bayernit dhe Borussia Dortmund, golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë bërë më mirë këtë shekull.

Por nuk mbaron këtu. Në sezonin 2024/25 Lewandowski është sulmuesi që ka shënuar numrin më të madh të golave ​​në të gjitha kompeticionet, në Top 5 ligat: 17 gola në 14 ndeshje.

Jemi ende në tetor, kanë kaluar vetëm dy muaj e gjysmë nga ndeshja e parë zyrtare, kushedi sa do të arrijë të shënojë. Ndërkohë, Lewandowski është sërish ‘RobertCop’.

The post Lewandowski ka rilindur në Barcelonë, shifrat “e frikshme” të sulmuesit appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *