Mbërrin në Portin e Durrësit anija “Moliva” që transporton mbetje toksike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Anija e cila dyshohet se transporton mbetje toksike është ankoruar në radë të Portit të Durrësit.

Anija “Molive” është ankoruar rreth 1.5 milje larg Portit të Durrësit. “Moliva” raportohet se mban 200 kontenierë dhe dyshohet me mbetje të rrezikshme.

Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut.

Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.

The post Mbërrin në Portin e Durrësit anija “Moliva” që transporton mbetje toksike appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *