Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontejnerët në anijen “Molive” që dyshohet se mbajnë mbetje toksike. Anija, e cila kishte destinacion Tajlandën, mbërrit në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm dhe u ankorua në radë.
Vendimi i Prokurorisë:
Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.
Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i
përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e
sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
The post Sekuestrohen kontejnerët që dyshohen me mbetje toksike në Durrës appeared first on Lapsi.al.
