Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen e ish-Kombinatit të drurit. Një 24-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se i riu po vendoste lëndë plasëse në një automjet, ndërsa eksplozivi i ka shpërthyer në duar duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
The post Po i vendoste lëndë eksplozive një automjeti, humb jetën 24-vjeçari në Elbasan appeared first on Lapsi.al.
