Senca ndaj Vangjush Dakos dështon “për arsye shëndetësore”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mungesa e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, si dhe e avokatit mbrojtës coi në dështimin e seancës ku prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehur.

Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancën në 12 nëntor ora 14.00, ku prokurori Sotir Kllapi do shpallë pretencën për shtetasit Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Avokati i ish kryebashkiakut, dy orë përpara seancës paraqiti në sekretarinë e gjykatës kërkesë për shtyrje për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këtë kërkesë, të dyja palët u dakordësuan që te shtyhej seanca, ndërkohë që prokurori u shpreh se i ka gati konkluzionet.

Dako ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.

The post Senca ndaj Vangjush Dakos dështon “për arsye shëndetësore” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *