Tiranë/ 31-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i 6-të i pallatit ku banonte

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 31-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas dyshimeve, 31-vjeçarja me iniciale J. A., ëshyë vetëhedhur nga kati i 6-të.

Si pasojë e dëmtimeve të marra e reja ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

The post Tiranë/ 31-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i 6-të i pallatit ku banonte appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *