Zjarri që ndezi për t’u ngrohur dogji stallën, humb jetën një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tragjike ndodhi në një fshat të Korçës, ku një person i vuri flakën një stalle në përpjekje për t’u ngrohur. Flakët shpërthyen shpejt dhe përfshinë të gjithë stallën, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha.

Mësohet se viktimë nga ky incident mbeti shtetasi Shpëtim Fetahu. Ai, në tentativë për të fikur zjarrin, ka pësuar djegie të rënda. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spitalin e Korçës me ambulancë për mjekim, ai humbi jetën gjatë rrugës.

Policia dhe autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e këtij incidenti tragjik!

The post Zjarri që ndezi për t’u ngrohur dogji stallën, humb jetën një person appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *