Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e së martës.
Mësohet se , rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacione paraprake
Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi L. Q., 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit
The post Aksident I rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin appeared first on GIJOTINA.
