Djali i Xhemal Bushatit, nën plumbat e atentatit në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mësohet një tjetër nga emrat e viktimave të atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër.

Sipas burimeve të deritanishme, ai është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Një pjesë e burimeve bëjnë me dije se Bushati ka humbur jetën, të tjerë, se ai është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Personi që është konfirmuar se ka humbur jetën quhet Hamza Lici dhe ka qenë duke lëvizur me një makinë tip S Class me targa kroate pranë “5 heronjve të Vigut” kur është qëlluar me breshëri automatiku. 

Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë. ©Lapsi.al 

The post Djali i Xhemal Bushatit, nën plumbat e atentatit në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *