Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë për zëvendësuesin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë bërë publike emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës.

Kjo e fundit dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Me dorëheqjen e saj, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019.

Me një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, Elsa Toska u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 48-vjeçarja mori “OK” nga parlamenti, ku u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër.

Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për pozicionin e lënë vakant nga gjyqtarja e gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

1. Alfred Balla
2. Eris Hysi
3. Gentian Zyberi
4. Irena Nino
5. Klodian Rado
6. Naureda Llagami
7. Nertila Sadedini
8. Nurihan Meta (Seiti)
9. Roland Ilia
10. Sinan Tafaj

The post Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë për zëvendësuesin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *