Drejtorët e rinj të Policisë në qarqe/ Zbardhet lista e aplikuesve me 42 emra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndryshimi i ministrit të Brendshëm pasoi me zëvendësimin e kryepolicit, ndërsa u paralajmëruar ndryshime në rang drejtuesish edhe në nivel qarqesh.

Këtë të mërkurë, Policia e Shtetit ka zbardhur emrat e zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për marrë drejtimin e policisë në 12 qarqe, bazuar në thirrjen e kreut të policisë Ilir Proda.

Konkursi për zgjedhjen e këtij të fundit në krye të policisë u cilësua gjegjësisht një farsë dhe si e tillë është parë edhe përpjekja për një konkurs të ri për zgjedhjet e drejtorëve në qarqe.

Njoftimi i Policisë

Mbështetur në pikën 1, pikën 2, shkronja “c” dhe I” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zevendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se:

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.

The post Drejtorët e rinj të Policisë në qarqe/ Zbardhet lista e aplikuesve me 42 emra appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *