Gati rinovimi, Musiala do të bëhet më i paguari në Bundesligë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Jamal Musiala pritet të rinovojë kontratën me Bayern Munich në ditët e ardhshme. Talenti gjerman, ndiqet nga disa klube të mëdha europiane dhe për këtë arsye bavarezët nuk duan ta humbasin në verë.

Duke ditur se kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, drejtuesit kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, për zgjatjen e bashkëpunimit.

Sipas raportimeve nga Gjermania, rinovimi i është çështje kohe, me 21-vjeçarin që do të bëhet më i paguari në Bundesligë. Fantazisti do të ketë një pagë edhe më të madhe se Harry Kane, i cili merr 25 milionë euro në sezon.

Kjo do e bënte Musiala-n si më të paguarin në kampionatin gjerman, ndërsa kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030.

The post Gati rinovimi, Musiala do të bëhet më i paguari në Bundesligë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *