Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa, Vora dhe Apolonia

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të mërkurë pesë nga ndeshjet e javës së 10-të.

Në Fier skuadra e Apolonisë nuk u kursye dhe shënoi pesë gola kundër Erzenit. Po pesë gola edhe në Kukës, aty ku vendasit u turpëruan 0-5 nga Besa. Tri pikë edhe për Vorën që mundi 2-0 Burelin dhe merr kreun momental.

Në Bajram Curri skuadra e Valbonës barazoi pa gola me Kastriotin, ndërsa në Peshkopi vendasit e Korabit siguruan tri pikë kundër Pogradecit duke e mundur 3-1.

Nesër në Vlorë luhet Flamurtari – Lushnja, me vendasit që kërkojnë tri pikë për t’u rikthyer në krye të renditjes, kjo pasi Vora dhe Besa sot ia dolën të siguronin tri pikët.

Kategoria e Parë, raundi 10-të, 14:00:

Apolonia 5-0 Erzeni

Valbona 0-0 Kastrioti

Korabi 3-1 Pogradeci

Kukësi 0-5 Besa

Vora 2-0 Burreli

Renditja:

The post Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa, Vora dhe Apolonia appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *