Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin Rajonal të Shkodrës pasi është përplasur nga një automjet ende i paidentifikur.
“Më datë 29.10.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi, 62 vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikur dhe si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
The post U përplas nga një mjet, ndërron jetë 62-vjeçari në Shkodër appeared first on Lapsi.al.
