Aksident në Bulqizë/ Plagosen dy persona, nisen drejt Traumës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë. Të lënduarit ishin duke udhëtuar me një motoçikletë që është përplasur nga një automjet.

Pas aksidentit, ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

“Rreth orës 13:15, në Bulqizë, automjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin F.M, 55 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A.D., 21 vjeç. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.D. dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja E.K, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, njoftoi policia.

“Drejtuesi i automjetit shtetasi F.M. është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shtuan të njëjtat burime.

The post Aksident në Bulqizë/ Plagosen dy persona, nisen drejt Traumës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *