Aksident në Peqin, humb jetën fëmija 10 vjeç

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident fatal është regjistruar këtë të enjte në fshatin Pajovë të Peqinit, ku ka humbur jetën një i mitur, 10 vjeç.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugë. Si pasojë e aksidentit, njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, duke i marrë jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat dy shoferët e përfshirë në aksident, Dorian Petriti dhe Mikel Petriti.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Peqin, humb jetën fëmija 10 vjeç appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *