Aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçari, reagon Policia: Në pranga dy shoferët e makinave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për aksidentin fatal në Peqin, ku ndërroi jetë një i mitur. Efektivët shprehen se kanë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që janë përfshirë në aksident, një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

“Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

 

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

gijotina.com/

The post Aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçari, reagon Policia: Në pranga dy shoferët e makinave appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *