Berisha: Mosbindje civile të shtunën në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas masakrës së Shkodrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur rëndë.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha thotë se pas kësaj masakre sipas tij qëndron ajo që e quan “banda qeveritare” dhe kjo vjen pas një sërë aktesh terroriste në qytetin verior.

Sali Berisha: Masakra e djeshme është vazhdim i një serie aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, të fshehura nga policia e Shkodrës, apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve. Masakra e djeshme e bandës qeveritare në Shkodër, pra vjen pas asaj të Korrikut në të cilën u plagosën 3 të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital, por u fsheh si ngjarje. Vjen pas asaj të shtatorit që Shkodra e di mirë se kush është atentatori, por policia nuk mori mundimin qoftë ti bëje dhe një pyetje të vetme.

The post Berisha: Mosbindje civile të shtunën në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *