Dështon Ronaldo dhe Al Nassr, potugezi humb penalltinë vendimtare dhe i thyen tifozit celularin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Al Nassr u eliminua nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite pasi humbi 0-1 në shtëpi nga Al Taawon. Cristiano Ronaldo pati një mundësi të madhe për të barazuar në minutën e 96-të, por u tregua i pasaktë në ekzekutimin e një 11-metërshi. Goditja e portugezit shkoi mbi portën e kundërshtarit dhe përfundoi duke goditur një fëmijë, i cili kishte celularin në dorë duke regjistruar momentin. Adoleshenti, fatmirësisht, nuk u dëmtua nga goditja e fortë e Ronaldos, por ndoshta do t’i duhet të blejë një cellular të ri.

The post Dështon Ronaldo dhe Al Nassr, potugezi humb penalltinë vendimtare dhe i thyen tifozit celularin appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *