Detaje nga masakra në Shkodër, e gjithë ngjarja brenda 70 sekondash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e një dite më parë në Shkodër ku mbeten të vrarë tre persona dhe një i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.

Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, ndërsa një person i tretë ka pasur rolin e shoferit të mjetit Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërkohë Hamza Lici raportohet se ka qenë shofer i mjetit ku u qëlluar me breshëri automatiku ndërsa 32-vjeçari Arlind Bushati ishte pasagjer.

The post Detaje nga masakra në Shkodër, e gjithë ngjarja brenda 70 sekondash appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *