Hodhën shashka në takimin Tirana-Vllaznia, procedohen dy 19-vjeçarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia në Lushnje ka bërë të ditur se proceduar penalisht dy të rinj, tifozë të Tiranës, të cilët dyshohet se ishin autorët që hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu” gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.

Takimi i luajtur dje përfundoi me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 4-3.

The post Hodhën shashka në takimin Tirana-Vllaznia, procedohen dy 19-vjeçarë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *