Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi thirret në SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – ministri që drejtohet nga Belinda Balluku – është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.

Klosi po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mashtrim dhe falsifikim dokumentash. E gjitha mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike. Njëra mban datën 3 korrik dhe tjetra 13 dhjetor të vitit të shkuar. Më 23 dhjetor 2021, Klosi u emërua në krye të Tatimeve, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj.

Më herët, ai ka punuar si drejtor ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe së fundmi ishte drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

The post Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi thirret në SPAK appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *