Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me gardistët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendit, për të përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë kishte rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të Ramës.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit.

The post Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me gardistët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *