Shantazhonin 17-vjeçaren me foto, 3 në pranga

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Dibrës ka vënë në pranga burrë e grua dhe një të afërmen e tyre nën akuzën e shantazhit për dhënie pasurisë.

Tjë arrestuar janjë I.M. 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, burrë dhe grua dhe një 17-vjeçare, të cilët akuzohen se shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shantazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht  se tre shtetasit e arrestuar,  kanë përfituar nga 17-vjeçarja,  shumën e parave prej 15.000 lekë”, njoftoi policia.

The post Shantazhonin 17-vjeçaren me foto, 3 në pranga appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *