Tensione në parlament, ‘të përjashtuarit’ ulen këmbëkryq në oborr

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tensione jashtë dhe brenda Parlamentit. Deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar kanë protestuar në Kuvend, ndërsa foltorja është rrethuar nga Garda.

Ndërkohë deputetët e përjashtuar nga Kuvendi janë përplasur me Gardën jashtë ambienteve të godinës.

Pak pasi nisën fjalën ministrat, deputetët e opozitës të cilët u ndodhen në sallë, i janë afruar foltores dhe nuk kanë lejuar që të vijohet fjala.

Menjëherë më pas ka ndërhyrë Grada, e cila është bërë “gardh” para foltores.

Ndërkohë momente tensioni ka edhe para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike kërkojnë të hyjnë në seancë por u ndaluan nga garda.

“Hape! Hape! T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut! E keni kthyer në diktaturë. Mos u përdorni nga Edi Rama”, tha Asllan Gjoni.

Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se nuk i përjashton dot ‘narkosi’ por vetëm vota e qytetarëve.

“Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 mln eurove të doganave;, u shpreh ai

Deputetët e përjashtuar të PD-së, të cilët nuk u lejuan të futen brenda në Kuvend, janë ulur këmbëkryq në oborr.

Nga ana tjetër deputetët e PD-së që ishin brenda sallës kanë nxjerrë karriget jashtë Parlamentit.

Ata kanë rreshtuar karriget në oborr, ndërsa ende nuk dihet skenari i tyre. Kujtojmë që në një nga seancat parlamentare, ligjëvënësit demokratë u vendosën flakën karrigeve në hyrje të Kuvendit.

deputetetdeputetet e PD ule kembekryq1deputete PD kembekryq oborrggggggkuvend perplasje deputete PD garda1

The post Tensione në parlament, ‘të përjashtuarit’ ulen këmbëkryq në oborr appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *