Tensionet/ Rama: Diskutimet bëhen përmes gjuhës e jo muskujve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se diskutimet politike duhet që të bëhen përmes gjuhës dhe jo muskujve. Teksa është pyetur në lidhje me situatën politike në vend, Rama ka deklaruar se ata janë gjithmonë të gatshëm që të diskutojnë me opozitën.

“Unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës. Problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne. Kemi bërë propozime për të kërkuar të bashkëpunojmë, s’kemi marrë përgjigje. Sot, e që nga dita e parë, deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

The post Tensionet/ Rama: Diskutimet bëhen përmes gjuhës e jo muskujve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *