Benet Beci s’ka asgjë për të thënë pas daljes nga SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi ka qëndruar brenda rreh 30 minuta.

Ende nuk ka asnjë detaj të zbardhur lidhur me arsyet e paraqitjes së Becit në SPAK. Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët për këtë, por shkurtimisht tha se “nuk kam asnjë koment tani, do të flas në momentin e duhur.” 

Beci u pyet po ashtu nga gazetarët nëse është e vërtet një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai sërish refuzoi të përgjigjej. “Po jo…”, ishin fjalët e Becit.

Kujtojmë se Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023, duke u bërë kryebashkiaku i parë socialist në Shkodër pas 30 vitesh.

The post Benet Beci s’ka asgjë për të thënë pas daljes nga SPAK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *