Dëmtimi i 3 lojtarëve të Vllaznisë me lëndë plasëse, Disiplina: Tirana do t’i luajë ndeshjet e mbetura pa tifozë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tirana dënohet me 300 mijë lek gjobë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit pa tifoz.

Një vendim me dorë të hekurt pas lëndës plasëse që hodhën tifozët në ndeshje derbi me Vllazninë ku u dëmtuan 3 futbollistë. Takimi i luajtur në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjes përfundoi me rezultatin 3-4 për shkodranët.

Vendimi:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë., thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.

Ndërkohë pas takimit, policia e Lushnjës nisi hetimin në gjendje të lirë për 2 tifozë të ‘Tirona Fanatics’, që hodhën lëndët piroteknike në momentin kur Vllaznia po festonte shënimin e golit të katërt. Njëri prej futbollistëve të dëmtuar të Vllaznisë, Esat Mala mori ndihmë të specializuar në spitalin e Lushnjës, duke thënë se kishte probleme me dëgjimin.

gijotina.com/

The post Dëmtimi i 3 lojtarëve të Vllaznisë me lëndë plasëse, Disiplina: Tirana do t’i luajë ndeshjet e mbetura pa tifozë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *