I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, gjykata lë në burg portugezin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar seanca gjyqësore për Ruben Saraiven i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Nikulaj në Lezhë.

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e tij dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në masën arrest me  burg.

Avokati i tij tha pas vendimit se, “prokuroria nuk solli asnjë provë të re në lidhje me ecurinë e çeshtjes”. “Jemi te pika zero që prokuroria nuk ka asnjë provë dhe asnjëfakt që ky person të qëndrojë në burg”.

Saraiva kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë. Portugezi është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.

 

 

The post I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, gjykata lë në burg portugezin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *