Komiteti i Medias së UEFA-s në Tiranë, presidenti Duka: “Ndihemi të nderuar”!…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premteje mbledhjen e radhës së Komitetit të Medias së UEFA-s.

Një mbledhje e organizuar si asnjëherë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e kryetarit të këtij Komiteti, Armand Duka. Ky komision përbëhet nga përfaqësues të federatave europiane dhe zyrtarët të UEFA-s.

Përpara se të deklaronte të hapura punimet e mbledhjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit në këtë seancë.

Presidenti Duka u shpreh se ndihet i nderuar që Federata Shqiptare mirëpret në Tiranë një mbledhje të Komitetit të Medias, ndërsa nënvizoi edhe zhvillimet që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit në infrastrukturë, në zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimet në aspekte teknike e strategjike të lojës.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias së UEFA-s u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.

The post Komiteti i Medias së UEFA-s në Tiranë, presidenti Duka: “Ndihemi të nderuar”!… appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *