Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: U rikallzova për një çështje të mbyllur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u paraqit në SPAK këtë të premte, ku mësohet se ka dhënë deklarime në lidhje mbi një kallëzim ndaj tij për fshehje pasurie.

Pas daljes nga SPAK, Baçi është shprehur se për këtë çështje është hetuar më herët dhe është mbyllur, por sipas tij, SPAK ka dëshirë t’i thërrasë deputetët e opozitës për kallëzime qesharake.

“Dhashë deklarime për llogari të një kallëzimi të bërë kundër meje për ‘fshehje të pasurisë’. I njëjti kallëzim i bërë nga një patronazhist bravist është hetuar më herët dhe është vendosur pushimi. Por SPAK duket se e ka më dëshirë t’i thërrasë deputetët r PD edhe për kallëzime qesharake”, u shpreh Baçi pasi doli nga SPAK.

 

The post Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: U rikallzova për një çështje të mbyllur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *