Masakra në Shkodër ende pa autor, kamerat ‘paralizojnë’ hetimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shkodrës ende nuk ka një përgjigje as për identitetin e atentatorëve të masakrës së pasdites së 30 Tetorit në zonën e Dobraçit, e as për porositësin e atentatit. 

Grupi hetimor ka hasur vështirësi në sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Edhe pse në zonë ka disa kamera sigurie si ato të rrugës dhe të bizneseve, disa prej tyre kanë rezultuar të koduara e disa të tjera nuk kanë server për ruajtje pamjesh, njoftoi Euronews. 

Teksa një vit më parë policia përmes një operacioni mbarëkombëtar çmontoi të gjitha kamerat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale, duket se një gjë e tillë në Shkodër nuk ka funksionuar .

Lexo më tej: Kamerat në rrugët e Shkodrës/ Policia merr dëshminë e fiseve Bajri dhe Lici 

Pasi policia në makinën tip Benz S-Class gjeti tre armë zjarri pistoletë ka ngritur dyshimet edhe për prezencën e një personi të tretë në mjet që mund t’i këtë shpëtuar breshërisë së automatikut.

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por pak momente pas ekzekutimit, një i ri i veshur me të zeza dhe duart e gjakosura shfaqet pranë makinës.

Dyshohet se ky person mund të ketë nxjerrë nga makina Hamaza Licin dhe Arlind Bushatin, pasi u gjetën jashtë mjetit, ndërsa policia nuk konfirmon ende identitetin e tij.

Automjeti me të cilin lëvizte Hamza Lici me targa kroate ka hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi pak ditë para ngjarjes. 

Lexo më tej: Masakra në Dobraç/ Shpërfillja që implikon policinë e Shkodrës 

The post Masakra në Shkodër ende pa autor, kamerat ‘paralizojnë’ hetimin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *