Merrnin para nga studentët për provime, ndalohen 7 pedagogë në Elbasan (Emrat)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.

Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për shumë profesorë dhe një sekser.

Pedagogët e ndaluar

1- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;

2- Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;

3- Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.

4- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

5- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

6-Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

7- Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.

The post Merrnin para nga studentët për provime, ndalohen 7 pedagogë në Elbasan (Emrat) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *