Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në Novi Sad të Serbisë, 14 persona kanë vdekur pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor, bëri të ditur Zyra e Prokurorit Publik. Nga trupat e pajetë që u nxorrën nga rënojat, 7 prej tyre janë identifikuar. 2 nga viktimat ishin gra dhe 7 burra, tha Prokuroria.
Autoritetet serbe bënë të ditur se në Qendrën Klinike në Vojvodinë gjenden 2 gra dhe një burrë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Më herët, drejtuesja e kësaj qendre, Vesna Turkollova, tha se tre pacientë janë në gjendje të rëndë.
Ekipet e shpëtimit ende po vazhdojnë operacionet në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi. Për shkak të ngjarjes, 2 nëntori është shpallur ditë zie në Serbi, njoftoi Qeveria serbe. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.
“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb. Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.
Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.
Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.
Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës. Kontraktori për rikonstruktimin ishte konsorciumi kinez CRIC&CCCC (China Railway International Co.Ltd) dhe China Communications Construction Company Ltd. /Radio Evropa e Lirë
The post PAMJE TE RENDA/ Shembet streha e stacionit hekurudhor në Serbi, 14 viktima appeared first on Lapsi.al.
