Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Peshëngritësi Ertjan Kofsha ia ka dalë që të sigurojë tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni; duke u shpallur nënkampion Evrope.
Kofsha u shpall nënkampion Evrope, por jo vetëm kaq, pasi nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi. Me 162 kg në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari. Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.
Në dygarësh, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.
The post Peshëngritësi shqiptar merr tre medalje, shpallet nënkampion Evrope në Poloni appeared first on GIJOTINA.
