Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh, tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjellë mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

“Nga sa u përmend edhe më lartë vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

The post Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *