Prokuroria e Durrësit zbulon kush do bëjë analizat e mbetjeve toksike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Durrësit deklaroi sot se për analizat e mbetjeve toksike në anijen që po qëndron në Radë i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Prokuroria jep edhe versionin pse ka vonesa në ekzekutimin e urdhërit të saj për sekuestrimin e kontenierëve ku janë mbetjet. 

“Ata (institucionet e ngarkuara për vendosjen e sekuestros) kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.

Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit.” – sqaroi Prokuroria e Durrësit. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Anijet me mbetje në Durrës/ Si po manovron qeveria për të fituar kohë 

The post Prokuroria e Durrësit zbulon kush do bëjë analizat e mbetjeve toksike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *