7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.

Tre raste janë persona që frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne. Ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij.

Ndërkohë katër rastet e tjera nga Pogradeci janë raste dhe që janë drejt shërimit. Bëhet me dije se pas këtyre 7 rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.

The post 7 raste me sëmundjen e zgjebes në Pogradec appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *