Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, ku ka humbur jetën një 57-vjeçar. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa këtë të shtunë policia njoftoi arrestimin e shoferit të makinës që përplasi këmbësorin 57-vjeçar.

“Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’. Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën ‘Milot-Morinë’, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

The post Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *