Sherr mes të afërmve në Fier, dy të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme. Mësohet se një sherr ka ndodhur mes dy të afërmve. Mësohet se në pranga ka rënë një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.

The post Sherr mes të afërmve në Fier, dy të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *