Milani përballet me Realin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Real Madrid dhe Milan përballen sot në orën 21:00 për raundin e katërt në Champions League. Përpara ndeshjes foli trajneri i kuqezinjve, me Paulo Fonsecan që kërkon fitoren e dytë me formatin e ri të eventit.

“Përballemi me një ndeshje të tillë me motivim të madh, është një mundësi e madhe. Ne luajmë kundër favoritit për të fituar Ligën e Kampionëve, për ne është një mundësi për t’u rritur.

Pa frikë dhe me guxim, ne mund të bëjmë një një ndeshje të mirë, përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe për të fituar, duke e ditur se Real Madridi është një ekip i madh.

Gjithmonë përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe. Gjithmonë mendoj për të fituar, duke e ditur që Real Madridi është një ekip i madh. Nëse barazimi është rezultat pozitiv apo negativ do të varet nga mënyra se si skuadra luan.

Formacioni – Leao luan nga minuta e parë. Nuk ka dy sulmues sepse Abraham nuk mund të luajë që në fillim”, tha ai.

The post Milani përballet me Realin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *